Dhunohet nga disa persona Sokol Mëngjesi, avokati i Sali Berishës

Miks Albania

Disa persona, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar me grushte Sokol Mëngjesin, një nga avokatët e Sali Berishës.

Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin Sokol Mëngjesi, me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale”, njoftoi policia.

Sipas asaj që ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, Mëngjesi është dhunuar nga 3 persona.

Deri më tani nuk dihen arsyet se cilat kanë qenë motivet e kësaj ngjarje. Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të saj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.