Mjekësia ligjore ka kryer aktin e ekspertimit të vajzës 3-vjeçare që theu këmbën në kopshtin privat, si pasojë e dhunës së edukatores. Policia referoi rastin në Mjekësin Ligjore në datë 7 nëntor, disa ditë pas ngjarjes.
Ekspertimi është kryer më datë 8 nëntor dhe është dërguar në Prokurorinë e Tiranës.
Kopshti rezulton pa licence për kryerjen e aktivitetit, ndaj uniformat blu kanë vënë në pranga pronarin.