Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas denoncimit të një 43-vjeçari në Polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një person i pa njohur.
Sipas denoncimit të bërë nga L.M., mesazhet kërcënuese i kanë ardhur në rrjetin social “Facebook”, nga një llogari e pa njohur.
Tashmë organet e drejtësisë po punojnë për identifikimin e personit që ka dërguar mesazhet kërcënuese, mbi të cilin rëndojnë akuzat “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Mësohet se personi që ka bërë denoncimin është Lulzim Maja kushëri i dy personave që u dhunuan brutalisht nga fisi Rraja pak ditë më parë.
Lidhur me këtë denoncim, Prokuroria ka nisur hetimet.
“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.