Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë që janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë.
Sipas informacioneve, mësohet se një grua është plagosur në këmbë. E plagosura është Bajame Bali, motra e Kastriot Hasalllës, i cili vrau Romeo Hasallën për një konflikt pronësie një vit më parë.
Sipas informacioneve asaj i kanë bërë pritë, ndërsa autorët lëviznin më një makinë tip “Volswagen”.