Deri në vitin 2026 Dubai do të pajiset me taksi fluturuese!

Dubai/ Makna Fluturuese

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje për një shërbim të ri transporti, “një taksi ajrore”, e cili pritet të zhvillohet deri në vitin 2026. Kështu Dubai do të bëhet qyteti i parë në botë që do të ketë në shërbim një taksi elektrike ajrore. Ky projekt synon ofrimin e shërbimeve kualitative të transportit si për banorët ashtu edhe për vizitorët e vendeve arabe.

Shërbimi i ri i përdor teknologjinë më të fundit për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe efikase të individëve. Është një helikopter me pesë vende, me bateri dhe gjashtë helika, i cili mund të mbulojë një distancë maksimale prej 161 kilometrave, me një shpejtësi maksimale deri në 321 km/h. Dallon nga helikopterët e tjerë për shkak se është më pak i zhurmshëm dhe aftësia e tij për ngritje dhe ulje vertikale e bën efikas për mjedise urbane.

Kjo do të thotë që hapësira e gjerë horizontale që zakonisht kërkohet për uljen e një helikopteri, do të eliminohet dhe nuk është e nevojshme. Taksia fluturuese do të jetë në dispozicion pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, në qendër të qytetit, në Dubai Marina dhe në Palm Jumeirah. Koha e udhëtimit midis Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait dhe Palm Jumeirah, e cila zakonisht zgjat 45 minuta me veturë, me taksinë fluturese do të redukohet në 10 minuta.

Rikujtojmë, se Hyundai dhe divizioni i saj, Supernal prezantuan konceptin e automjetit të tyre të dytë elektrik me ngritje dhe ulje vertikale (eVTOL) në CES. Bëhet fjalë për konceptin S-A2, i cili është një evolucion i S-A1 origjinal, i cili u prezantua në CES 2020. Ky koncept ka evoluar në formë të gatshme për prodhim dhe zbulon vizionin e Hyundai dhe Supernal për të ardhmen e lëvizshmërisë ajrore. S-A2 ka tetë helikë të përkulshëm dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 193 km/h. Lartësia maksimale e fluturimit është 457 metra.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.