Dëmtoi krahun gjatë punës, humb jetën 65-vjeçari në Tiranë

Policia

Një 65-vjeçar nga fshati Petrelë në Tiranë ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e punës.

Sipas informacioneve 65-vjeçari M.P rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi:

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.