Deklarimi real i pagave, Rama paralajmëron bizneset: Mos provokoni!

Miks Albania

Kreu i qeverisë iu drejtua me një mesazh paralajmërues bizneseve duke u thënë që të mos provokojnë shtetin duke deklarua pagesa minimale që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut. 

“Kur të bëjnë deklarimin e pagave ta bëjnë si pranim të këtij kushti, dhe jo si ftesë për inspektim. Mos të na i bëjnë si sidë për dënim. Ju lutem mos provokoni më shtetin me deklarime që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut. S’mund të ngresh pallate në kushtet e një tregu pune ku vetëm punëtorë kërkohen dhe shtetit i thua që e paguan me 60 mijë lekët të reja. Nuk mundet! 

Kemi edhe plot kompani që deklarojnë pagesat reale. Ndjesë atyre që nuk i meritojnë këto fjalë, por shumica merrni seriozisht mesazhin e ardhur nga Drejtoria e Tatimeve. Jemi të gatshëm ta bëjmë edhe një ndërveprim dramatik për ata që nuk do e marrin seriozisht”,-u shpreh Rama. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.