Një konflikt çasti mes dy fqinjëve në fshatin Torovicë të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës.
Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre. Sipas informacioneve të para, i plagosuri është transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa mjekët kanë thënë se ka marrë disa lëndime në trup dhe se po i jepet ndihma e nevojshme.
Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes personave të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e sherrit, teksa grupi hetimore ka nisur hetimet.