Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një reagim lidhur me situatën gjatë orëve të fundit në vend për sa i përket reshjeve të shiut dhe të dëborës. ARRSH shkruan se orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie të intesitetit të shirave.
Aktualisht në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendinduke sjellë një qetësim të situatës
Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore …” shkruan ARRSH.