Dëbora ka zbardhur Veriun. Kjo ka bërë që shumë fshatra të jenë pa energji elektrike.
Gjithashtu raportohet që disa akse rrugore janë të pakalueshme nga reshjet e borës.
“Nga Bashkia Shkodër: Në aksin rrugor Bogë-Theth, rruga është e pakalueshme, si dhe në aksin rrugor Kirë-Shosh. Mungon energjia elektrike nga Bregu i Lumit deri në Prekal. Në Njësinë Administrative Rrethina, në gjysmën e fshatit Bardhaj mungon energjia elektrike.
Nga Bashkia Malësi e Madhe: Sipas informacionit të administruar nga kjo bashki, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike (EC).
Nga Bashkia Vau i Dejës: Në këtë bashki raportohen probleme në Njësitë Administrative Temal dhe Shllak, përfshirë bllokime rrugësh dhe mungesë energjie elektrike në të gjitha fshatrat e këtyre njësive. Në fshatrat Kosmaç, Bushat dhe Kukël, mungon energjia elektrike. Gjithashtu, në disa fshatra të Njësive Administrative Hajmel dhe Vig-Mnelë mungon energjia elektrike.
Nga Bashkia Fushë-Arrëz: Informohemi se në këtë bashki po punohet për hapjen e rrugëve rurale në Njësinë Administrative Iballë. Aktualisht, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike (EC).
Nga Bashkia Pukë: Momentalisht, nuk raportohen probleme me energjinë elektrike (EC)”, thuhet në njoftim.