Dëbora zbardh Korçën dhe zonat e thella të qarkut Kukës

Krahas fshatrave të Korçës, reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe zonat e thella të qarkut të Kukësit.

Në zonat mbi 1000 metër lartësi mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në 15 centimetra.

Në aksin rrugor që lidh Kukësin me Shishtavecin ka pasur rënie gurësh, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Aktualisht situata është e qetë dhe nuk raportohet probleme të tjera në këtë qark.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.