Pas eliminimit të Amosit nga shtëpia, Dea pati një debat me Oltën. Asaj i bëri përshtypje fakti që Olta qau aq shumë për largimin e Amosit.
Deri diku, Deas iu duk si shtirje nga ana e saj. Duke folur me Tean, Diolën dhe Nitën, ajo tha se arsyeja pse ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe me Oltën, ka qenë vetëm Amosi.
Ajo shtoi se ka patur raste kur ka dashur të ndërhyjë në disa biseda, por Amosi nuk e ka zgjatur një çështje, për këtë arsye nuk ka reaguar për disa situata të caktuara.
Dea shtoi se reagimi i saj ndaj Oltës, ishte i tillë, pasi situata iu duk shumë teatrale.