Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ceremoni masdhështore në fillim të qershorit. Mësohet se çifti ka zgjedhu vendin përrallor për dasmën e tyre, “Lago di Como” në Itali, pikërisht në këtë vend ku janë martuar dhe Sara Hoxha me Ledion Liçon.
“Kryefjala.com” mëson se në ceremoninë martesore do të jenë të ftuar shumë personzhe publike, ndërsa nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special, këngëtarët si: Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi dhe Ylli Limani të cilët do t’ua bëjnë më të gëzueshme ditën më të lumtur çiftit Osmani-Grishaj.
Sa i përket fustanit të bardhë ende nuk dihet se kujt do t’ia besojë Arbana. Kujtojmë se prezantuesja dhe regjisori janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, si dhe Joni i cili është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.