“Dashuria, paratë dhe puna”/ Horoskopi JAVOR, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë e mërzitshme. Nëse keni një lidhje flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni.

Demi

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Binjakët

Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Gaforrja

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Qielli do e favorizojë së tepërmi jetën tuaj në çift. U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Ju beqarëve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Mundet edhe të pajtoheni me të dashurin e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin.

Luani

Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin.

Virgjëresha

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim. Po u nxituat keni për të humbur. Jupiteri do e ua mbrojë jetën tuaj në çift. Gëzimi dhe lumturia do iu pushtojë gjithë kohës. Mundet edhe të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ju beqarët më në fund do jeni entuziastë. Takimet që do ju ndodhin do jenë emocionuese dhe të veçanta. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Në fushën profesionale do i arrini disa nga ambiciet, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitoheni.

Peshorja

Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë javë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.

Akrepi

Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj jave. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme e vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shaka dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pikë dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do filloje një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.

Shigjetari

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë. Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

Bricjapi

Mjaft pritët më, por përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Për ju të dashuruarit, më në fund klima do të ngrohet. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Edhe për ju beqarët do të nisë një periudhë e re dhe mjaft e bukur. Nuk do jeni më vetëm falë një takimi të veçantë që do kryeni nga mesi i javës. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë. Në pune do keni zhvillime pozitive. Do iu jepen mundësi të mira për t arritur majat e suksesit.

Ujori

Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe takime interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me sjelljen ndaj partnerit. Mbajeni atë sa më afër dhe mos bëni skena xhelozie sepse dikush tjetër po e vrojton dhe mund t’ua marrë. Ju beqarët do keni takime, por nuk do e gjeni dot personin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse iu pëlqejnë aventurat përfitoni. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar. Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme. Në punë do keni shumë ngarkesë dhe ndonjë ditë do e keni të vështirë të përqendroheni.

Peshqit

Gjatë kësaj jave mundohuni ta lini veten më të lirë dhe t’i shprehni ato që ndieni. Dijeni se intuita nuk do ju lërë të gaboni. Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të rindizet dhe emocionet do jenë më të mëdha sesa mendonit. Shfrytëzojeni sa të mundeni çdo ditë. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni edhe pse nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Dilni me miqtë dhe humbni mendjen. Shëndeti do jetë pak delikat. Mundohuni mos e teproni me lodhjen dhe hani në mënyrë të ekuilibruar. Nëse i menaxhoni me kujdes financat do e vendosni ekuilibrin dhe do ndiheni më të qetë. Në punë do keni disa vonesa me marrjet e përgjigjeve që keni pritur, por në fund do arrini atë që keni dëshiruar gjithmonë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.