Pas pandemisë së Covid-19 janë rritur ndjeshëm sëmundjet kardiovaskulare tek qytetarët.
Shifrat e publikuara nga Instat tregojnë se vetëm gjatë vitit 2022 sëmundjet karadiake janë rritur me 21 % krahasuar me vitin 2021 . Mjekët kardiologë shprehen të shqetësuar pasi është rritur numri i infarkteve tek moshat e reja.
Por përveç pandemisë një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve me probleme kardiake, madje edhe në mosha të reja.
Por stili i jetesës keq ushqyerja apo dhe përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit janë faktorë të rëndësishëm që kanë ndikuar, thonë mjekët kardiologë.
Mjekët kardiologë bëjnë thirrje që të kryen analizat e nevojshme çdo vit në mënyrë që moshat e reja të mos paraqiten tek mjeku atëherë kur duhet ndërhyrë, ndërkohë që mund të parandalojnë dëmin që mund të shkaktojnë sëmundjet kardiake.