Barcelona i bën tifozët e saj me zemër. Skuadra “blaugrana mori një fitore të pabesueshme me përmbysje (3-2) në shtëpi përballë Celta Vigos në një sfidë ku luajti si skuadër e madhe vetëm më minutat e fundit, pasi u gjen në disavantazh të dy golave. Lewandowski (dygolësh) dhe Joao Cancelo i dhanë fitoren Barçës në një takim që ndoshta meritonte edhe ta humbte.
Celta Vigo befason Bracelonën në stadiumin “Montuic”. Ekipi galician, shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen katalane, për të zhbllokuar rezultatin me Larsen në minutën e 19-të.
Celta humb shumë mundësi për të shënuar golin e dytë, derisa në të 76-tën Douvikas e detyron portierin Ter Stegen ta nxjerrë sërish topin nga porta e tij, 0-1.