Ujori është nga ato shenja që duhet ta kesh patjetër në jetë, por varet edhe nga shenja jote e horoskopit, sa shkon e sa nuk shkon me vizionin, inteligjencën dhe autenticitetin e Ujorit.
Cilat janë shenjat që shkojnë si vodka me limonin me Ujorin?
Shigjetari
Shigjetari e kupton shumë Ujorin dhe e adhuron përsonalitetin e kësaj shenje. Edhe pse Ujori është paksa kokëfortë, Shigjetari mund të përshtatet shumë mirë. Nga ana tjetër, Ujori e ka shumë qejf optimizmin dhe dëshirën e Shigjetarit për të parë gotën gjysmë plot.
Të dy shenjat vdesin për biseda të gjata, të çuditshme dhe filozofike, ndaj janë bërë për njëri-tjetrin, pavarësisht disa polemikave të vogla që mund të kenë, sërish dinë t’i ofrojnë njëri-tjetrit lirinë dhe privatësinë që u duhet.
Dashi
Ujori mendon se shpirti aventurier i Dashit është argëtues dhe gjithashtu, Dashi mendon se qasja unike që Ujori ka në përgjithësi, është kaq speciale. Dashi ka nevojë për dikë që i mban në vendin e duhur dhe Ujori mund ta bëjë këtë fare mirë.
Dashi dhe Ujori ndërtojnë ura të forta komunikimi dhe së bashku ndërmarrin aventura të bukura, ndaj sigurisht, shkojnë super
Binjakët
Të dyja shenja ajri, të dyja intelektuale dhe i shohin marrëdhëniet dhe dashurinë me të njëjtën lupë. Gjithashtu, Ujori dhe Binjakët vdesin për modën dhe secili ka një stil mjaft unik, duan të bëjnë thashetheme dhe të flasin për gjithçka.
Kur ke takuar ndonjëherë ndonjë Binjak që s’ka qejf të flasë? Kurrë!
Kur ke takuar ndonjëherë ndonjë Ujor që nuk është dëgjues i mirë? Kurrë!
Peshorja
Peshorja shkon shumë me Ujorin sepse:
– Janë shenja ajri.
– Ndajnë ide dhe mendime të përbashkëta.
– Mund të kalojnë orë të tëra duke folur për gjëra edhe të rëndomta.
– Peshorja e lë rehat Ujorin kur ka nevojë për privatësi.
Me kë nuk shkon shumë mirë Ujori?
Gaforrja
Ndjesitë, manipulimet dhe në total e gjithë energjia e Gaforres është si alien për Ujorin. Kjo shenjë është sociale, intelektuale dhe kokëfortë, ndërkohë Gaforrja është “in” për qejf dhe jeton vetëm në moment. Pra, shkurt e qartë, Gaforrja dhe Ujori flasin gjuhë të ndryshme.
Demi
E ke parasysh shprehjen “të kundërtat tërhiqen”? Epo, në këtë rast nuk vlen. Demi është shumë përtac dhe Ujori ka qejf të jetë gjithë ditën aktiv, ndaj sikur s’përputhen shumë.
Do më shumë? Janë të dyja shenja kokëforta që nuk shfaqin asnjë ndjesi dhe emocion, ndaj dy akuj bashkë nuk mund ta shkrijnë njëri-tjetrin.
Virgjëresha
Hmm, jo! Virgjëresha ka një sjellje dhe mendësi perfeksionisteje dhe do t’i bëjë gjërat “në mënyrën e duhur”, ndërsa Ujori shquhet për natyrën rebele dhe do t’i krijojë vetë rregullat. Kjo e acaron pa fund Virgjëreshën.
Megjithëse në dashuri nuk janë dyshja më e mirë, në karrierë janë binomi perfekt!