Cigarja që nuk piu kurrë, shqiptari bie nga shkallët e shtëpisë dhe vdes, la pas 2 fëmijë

Miks Albania

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Bëhet fjalë për Flogert Rroshin, i cili la pas bashkëshorten e tij Esmën dhe dy fëmijët 14 dhe 10 vjeç. Flogert Rroshi ndërroi jetë në një incident në shtëpi, kur ra nga shkallët e banesës ku jetonte.

Siç raporotjnë mediat italiane, emigranti fatkeq, i cili më 29 dhjetor 2023 ishte pajisur me nënshtetësi italiane, po zbriste në katin e parë të shtëpisë për të pirë cigare para se të flinte gjumë. Për fatin e tij të keq ai nuk e konsumoi kurrë atë cigare.

Rënia ishte fatale. Pavarësisht ndihmës së mjekëve Flogert Rroshi ndërroi jetë. Flogerti kishte shkuar në Itali që prej vitti 2000 për një jetë më të mirë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.