Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë ku nuk munguan ironitë dhe sulmet ndaj opozitës, teksa mbrojti projektin e Portit të Durrësit.
Por menjëherë pasi përfundoi fjalën, deputeti i PD-së Dashnor Sula i është afruar Ramës pranë foltores ku qëndronte i ulur.
Punonjësit e Gardës janë afruar menjëherë, por duket se diskutimi në heshtje mes Ramës dhe Sulës ka qenë paqësor, pasi kreu i qeverisë i ka bërë me shenjë Gardës që të largohet.
Është e paqartës e për çfarë diskutuan për disa minuta, por në fund u ndanë duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.