Në parlamentin shqiptar është vendosur një rekord i ri, ai i miratimit të projektbuxhetit dhe paketës fiskale në vetëm 4 minuta e 30 sekonda, ndërkohë që për çdo vit, shqyrtimi i tyre ka kaluar pas seancash maratonë që kanë zgjatur për dy ditë.
Opozita ishte përgatitur për ta bllokuar këtë seancë, ndërsa shumica për të kundërtën, për ta miratuar projektbuxhetin me çdo kusht.
Pavarësisht tymuesve të shumta, që kësaj herë rrezikuan që të digjnin sallën e seanca plenare pasi njëra prej tyre shpërtheu në flakë, kryeparlamentarja kaloi çdo akt me shpejtësi pa parë nëse po merrnin shumicën e kërkuar pasi tymi pengonte pamjen e qartë.
Opozita, e cila që në hyrje në sallën e Kuvendit u përlesh me punonjësin e Gardës, kontestoi votimin si antikushtetues. Sali Berisha e quan nul miratimin e projektbuxhetit.
Shumica mendon se kjo e sotmja ishte përgjigja e vetme që meriton opozita që po provokon skena të tilla në parlament. Sipas saj, buxheti nuk po kalon pa transparencë pasi është shqyrtuar me hollësi në komisionet parlamentare.
Opozita deklaron se do të vijojë aksioni i tyre, duke ndjekur dhe hapa të tjerë institucionalë.