Më herët President i Serbisë deklaroi se nuk do të merrte pjese në samitin BE-Ballkani Perendimor që do të zhvillohet në Tiranë,por duket se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç mendon ndryshe.Sipas saj pjesëmarrja e Vuçiç në samit është e rëndësishme.
“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç.Shpesh herë pyes veten si një person ka nerva, tolerance dhe durim si Aleksander Vucic. Kështu lufton dhe fiton për Serbinë dhe serbët në Kosovë dhe Metohi”
Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë kryeministrja u shpreh se Serbia ka një qëndrim parimor për çështje.
Serbia ka një qëndrim parimor për këtë cështje.Sa herë e shprehim qartë këtë qëndrim kjo është dicka e cuditshme ne syte e ndërkombëtarëve. Teksa rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sheh Belgjikën e cila luftoi të mos vendoste sanksione ndaj Rusisë për importin e diamantëve nga Rusia. Në të gjithë këtë “histori morale” diamantët rezultuan më të rëndësishme se integriteti territorial i njohur ndërkombëtarisht.
Ndërkohë pas deklaratës së Vuçiç Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në mënyrë që ta bindi që të marri pjesë në samit të martën.