Britania, Italia dhe Japonia nisin punën për krijimin e një aeroplani të ri luftarak

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të njoftojë një bashkëpunim midis Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Japonisë për të zhvilluar një avion të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale.

Sunak thotë se sipërmarrja e përbashkët synon të krijojë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të forcojë lidhjet e sigurisë.

Kombet do të zhvillojnë një avion të gjeneratës së re – që do të hyjë në shërbim në mesin e viteve 2030 dhe që do të zëvendësojë avionin Typhoon. Shpresohet se avioni i ri Tempest do të mbajë armët më të fundit.

Puna për zhvillimin e tij tashmë është duke u zhvilluar – me synimin për të krijuar një aeroplan të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

Ai gjithashtu mund të fluturojë pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të jetë në gjendje të lëshojë raketa hipersonike.

Por ndërtimi i një avioni kaq kompleks është jashtëzakonisht i shtrenjtë.

Sipas BBC zhvillimi i avionit F35 ishte programi më i shtrenjtë i ndërmarrë ndonjëherë nga Pentagoni – kështu që Britania ka kërkuar partnerë.

Italia ishte pjesw e bashkëpunimit dhe shtimi i Japonisë është një lëvizje domethënëse – në një kohë kur Britania po ndërton lidhje më të ngushta me aleatët në rajonin Indo-Paqësor, e shqetësuar për një Kinë më të sigurt.

Për Mbretërinë e Bashkuar, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë, por edhe me ekonominë. Shpresa është se zhvillimi i një avioni të ri luftarak mund të krijojë dhe mbështesë mijëra vende pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe të hapë dyert për më shumë eksporte armësh.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.