Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka prezantuar anijen e saj të parë akomoduese, që do të shërbejë për të strehuar azilkërkuesit, mes tyre edhe shumë shqiptarët, në muajt e ardhshëm.
Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po ndjek planet për të ulur numrin e emigrantëve që kalojnë ilegalisht drejt vendit të tij.
Anija Bibby Stockholm mund të strehojë 500 emigrantë dhe do të kushtojë shumë më pak se hotelet, bëri të ditur ministria e Brendshme në një deklaratë, ndërsa mësohet se do të ankorohet në Portland të Anglisë jugperëndimore.
Përdorimi i hoteleve të shtrenjta për të strehuar ata që bëjnë udhëtime të paligjshme, të panevojshme dhe të rrezikshme me varka të vogla duhet të ndalet. Ne nuk do të lartësojmë interesat e emigrantëve të paligjshëm mbi popullin britanik, të cilit jemi zgjedhur t’i shërbejmë.
Ne duhet të përdorim opsionet alternative të akomodimit, siç po bëjnë fqinjët tanë evropianë, duke përfshirë përdorimin e mauneve dhe trageteve – për t’i kursyer taksapaguesit britanikë miliona paundë.”- tha ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick.