Erion Braçe, vijon të jetë zëri kritik brenda qeverisë Rama, teksa së fundmi ai ka ngritur dyshime se mund të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit.
Në lidhje me këtë, ditën e sotme është pyetur dhe kryeministri Edi Rama, i cili i është shmangur një përgjigjeje. Sa për akuzat e Braçes, Rama tha se ai ka të drejtë të thotë çfarë të dojë, ndërsa shtoi se ai e ka zemrën e bardhë.
“Është në të drejtë të flas çfarë ti dojë zemra. Zemrën e ka të bardhë dëborë. Kur komentoni atë, sigurohuni që përpara të keni ngrënë një lugë mjaltë” tha Rama.