Bota po mban sot frymën pasi një sulm shkatërrues në një spital në Gaza vrau 500 njerëz, duke shkaktuar zemërim të furishëm në të gjithë Lindjen e Mesme dhe duke e vendosur rajonin në prag të një lufte gjithëpërfshirëse.
Pamjet që janë publikuar nga mediat e huaja janë të rënda dhe tregojnë shkatërrimin që la pas sulmi. Hamasi fajësoi një sulm ajror izraelit, ndërsa Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez.
Sulmi i spitalit ka ndezur zemërimin global, me Iranin, armikun e Izraelit, duke deklaruar mbrëmë se ‘ka ardhur koha’ që vendi dhe grupi terrorist Hezbollah i mbështetur nga Teherani të bëjnë thirrje për një ‘ditë zemërimi’.