Mattia Giani, futbollisti 26-vjeçar në Itali, është ndarë nga jeta gjatë ditës së hënë.
Futbollisti është ndjerë keq gjatë një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kampionatin e Toskanës.
Gjithashtu së fundmi klubi i Empolit ka reaguar duke i shprehur ngushëllimet familjes se futbollistit.
Mattia Giani ishte një futbollist me pozicion sulmues. Ai gjithasthu ka një vëlla i cili luante për Serinë C të Legnano. Lajmin për vdekjen e futbollistit e ka bërë të ditur kryetari i Castelfiorentino, Alessio Falroni përmes një postimi në rrjetin social Facebook.