Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante.

Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.

Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.

Zjarri po i afrohet Puqerasit dhe Borshit, teksa në rrezik janë banesat.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.