Bord për çmimin e naftës? Ibrahimaj tregon detajet, çfarë vendimi është miratuar nga qeveria

Qeveria shqiptare deri në këto momente nuk do të ngrejë një bord transparence për çmimin e naftës.

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin Delina Ibrahimaj në një reagim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se qeveria shqiptare ka ngritur një grup pune për të monitoruar çmimin e naftës dhe për të parënëse ka abuzime nga kompanitë që operojnë në Shqipëri.

Ibrahimaj shtoi se në rast se çmimi do të rritet më tej, do të shihet si opsion edhe ngritja e Bordit të Transparencës, duke sjellë në vëmendje ngritjen e bordit në vitin 2022-2023.

Diskutuam për situatën ekonomike dhe për çmimet e karburanteve.Kemi zhvilluarr një takim ëpr të ngritur alertin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës, të ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Kemi diskutuar për mbajtjen e rezervës. Ne po monitorojmë në mënyrë ditorë në bursë dhe çmimin që karburanti del nga dogana dhe tabelat që janë në tregtim. Kemi pasur një krizë në 2022-2023 dhe kemi krijuar bordin që monitoronte dhe vendoste çmimet. Ende situata nuk ështyë në ngritjen e bordit, por nëse do kemi një rritje të çmimeve, do hyjmë në atë regjim”, tha Ibrahimaj.

Ministrja më tej shtoi:

Ne do të marrin nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet dogana. Do të shohim me me çfarë çmimi çdoganohen dhe do të mbledhim çmimet e tregut për të kuptuar marzhet, nëse pasqyrojnë tregun apo abuzojnë. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë është të kuptojmë nëse ka abuzime”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.