Andrea Dervishi, ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve në Belsh.
43-vjeçari banues në Belsh ka qenë duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike dhe ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”.
Ndërkohë bëhet me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.
Njoftimi:
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vende turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.