Bie zjarr në katin e dytë të një pallati në Durrës, në banesë ishin dy të moshuara 

Miks Albania

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në katin e dytë të një pallati në lagjen nr. 7 në qytetin e Durrësit. 

Në banesë kanë qenë dy të moshuara. Njëra ka arritur të dalë vetë, ndërsa tjetra me ndihmën e zjarrfikësve. 

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. E moshuara dhe një banor i një kati më lart janë dërguar në spital por nuk paraqesin probleme për shëndetin. 

Paraprakisht, shkak për zjarrin dyshohet se kanë qenë pajisjet elektrike 

Grupi hetimor do hetojë për shkaqet e zjarrit më hollësisht. 

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.