Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50 ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik, njoftoi policia e Tiranës.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në një reagim për median, QSUT bën me dije se nuk ka asnjë rrezik për pacientët dhe personelin dhe vijon puna pa asnjë pengesë.
Reagimi i QSUT
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin.
Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.
Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.