Bie masa e arrestit shtëpiak për Sali Berishën, avokati Genc Gjokutaj: Është i lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme, 27 nëntor, vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

Me vendim të trupës gjykuese, ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj, tha për mediat se nga sot Berisha është i lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.

“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe ka asnjë masë sigurimi ndaj tij.

Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK”, tha Gjokutaj.

“Ai sot është i lirë. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha”, përfundoi Gjokutaj.

Ndërsa më 21 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi t’i japë pjesërisht të drejtë kryetarit të PD Sali Berisha. Kushtetuesja e shpalli të paligjshme masën ndalim i daljes jashtë shtetit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.