Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme (22 mars) në Rinas.
Një i mitur, rreth 2-vjeç me origjinë holandeze ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i hotelit, ku po qëndronte së bashku me prindërit. Aktualisht 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve.
Grupe hetimore po punojnë për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.