Biden u diagnostikua me kancer, reagon Donald Trump: Unë dhe Melania jemi të trishtuar, i urojmë shërim të shpejtë

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostifikuar me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij, dhe kanceri është përhapur në kockat e tij.

Presidenti Donald Trump shprehu keqardhjen për diagnozën e fundit mjekësore të paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden, duke e cilësuar lajmin si “të trishtueshëm”. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë të pikëlluar për këtë zhvillim dhe i uruan Bidenit një “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

Edhe djali i tij, Donald Trump Jr., reagoi mbi diagnozën e presidentit. Në një postim në platformën X, ai ndau një mesazh ku shprehej solidaritet dhe urim për shërim, duke shtuar se, “pavarësisht politikës, i urojmë Joe Biden-it një shërim të shpejtë.”

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.