Biden takohet me Xi Jinping: Bota i ka sytë nga ne

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai kinez Xi Jinping u takuan sot në Bali të Indonezisë në kuadër të samitit të G20.

Takimi i liderve të dy ekonomive më të mëdha të botës vjen në një moment delikat. Fokusi i takimit ishte ai i marrëdhënieve dyplëshe të cilat vitet e fundit kanë një ftohje e cila arriti kulmin me vizitën e Nensi Pelosit në Tajvan.Biden bëri thirrje për shmangie të tensioneve dhe rritjen e bashkepunimit mes dy vendeve.

Biden u shpreh se, si liderë të dy kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, për të treguar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet mes tyre, të parandalojnë konkurrencën që të kthehet në një konflikt të afërt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjentet globale që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjelltë.

Nga ana tjetër presidenti kinez bëri thirrje për kujdes pasi bota sipas tij i ka sytë nga këto dy shtete.
Presidenti kinez tha se ishte i gatshëm të kishte një shkëmbim të sinqertë dhe të thellë të pikëpamjeve me presidentin Biden për çështjet me rëndësi strategjike dhe për çështjet kryesore globale e rajonale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.