Ish-presidenti I SHBA Joe Biden është diagnostikuar me kancer në prostatë. Lajmin e ka dhënë zyra e ish-presidentit Biden.
Sipas asaj që shkruan CNN Biden është diagostikuar me kancer të premten.
“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyje në prostatë, pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë. Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv”, thuhet në deklaratën e zyrës së ish-Presidentit.