Biden: SHBA do të rrisë ndihmën shtesë ushtarake për Izraelin

Miks Albania

SHBA do të rrisë ndihmën shtesë ushtarake për Izraelin. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti amerikan, Joe Biden, në një deklaratë për mediat. Ai i ka kërkuar Kongresit të ndërmarrë “veprim urgjent” për të financuar kërkesat e sigurisë kombëtare të partnerëve kritikë të SHBA-së.

“Ne do të sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë këto asete kritike për të mbrojtur qytetet dhe qytetarët e tij. Kjo nuk ka të bëjë me parti apo politikë. Ka të bëjë me sigurinë e botës sonë”, thotë Biden.

Biden e ka cilësuar Hamasin të etur për gjak, sulmet e të cilit i kujtojnë mizoritë më të tmerrshme të kryera nga ISIS. Ai ka dënuar Hamasin për mbi 1000 civilë të vrarë, mes të cilëve 14 qytetarë amerikanë. Ai gjithashtu konfirmon se shtetas amerikanë ishin në mesin e atyre që mbahen nga Hamasi.

“Hamasi nuk përkrah popullin palestinez. Ata përdorën popullin palestinez si mburoja njerëzore”, thotë Biden.

Gjatë fjalë së tij, Presidenti Biden paralajmëron ata që mund të përpiqen të përfitojnë nga konflikti dhe pohon mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

“Le të mos ketë asnjë dyshim. Izraeli ka mbështetjen e SHBA. Ne do të sigurohemi që shteti hebre dhe demokratik i Izraelit të mund të mbrojë veten, sot, nesër, siç kemi bërë gjithmonë. Është kaq e thjeshtë. Kushdo që mendon të përfitojë nga kjo situatë, kam një fjalë: Mos. Ne qëndrojmë krah Izraelit”, u shpreh Biden.

Presidenti Biden pohon se Izraeli do të ketë atë që i nevojitet për t’iu përgjigjur sulmit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.