Besimtarë myslimanë falin Namazin në sheshin Skënderbej

Sot besimtarët myslimanë pas 30 ditëve agjërim festojnë Fitër Bajramin. Edhe këtë vit besimtarë të shumtë në Tiranë falën namazin në sheshin “Skënderbej”.

Në orët e para të mëngjesit besimtarët u mblodhën për të kryer ritualin fetar.

Trafiku ishte mjaft i rënduar deri në përfundim të faljes.

Fitër Bajrami finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.