Besi dhe Xhensila prindër për herë të dytë/ Zbulojnë emrin dhe kuptimin e veçantë të djalit të tyre

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dtë. Ditën e sotme ka ardhur në jetë djali i tyre Amen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti në një postim në rrjetet sociale.

Kallaku ka treguar edhe kuptimin e veçantë që ka emri.

“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan ai.

Një reagim në rrjetin social e ka bërë edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila shpreh emocionet më të mëdha që ndjen për ardhjen në jetë të djalit të saj.

“Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin.

Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit.

Amen…”, shkruan ajo.

Çifti kanë së bashku edhe një vajzë, Ajkën, e tashmë familjes së tyre u erdhi edhe një pjestar tjetër, Amen.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.