Berisha në Elbasan: Në 100 ditët e para do t’i japim fund varfërisë

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës, ku ka prezantuar programin elektoral.

Ai deklaroi se në 100 ditët e para do të qeverisë do t’i jaëp fund varfërisë në vend, pasi do të vendosë minimumin jetik, si dhe do të rrisë rrogat dhe pensionet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndaj dhe unë jam sot para jush për t’u dhënë fjalën, për t’u zotuar në mënyrë më solemne se në 100 ditë dhe vetëm në 100 ditë do të nxjerrim jashtë çdo vatre shqiptare varfërinë e skajshme.

Do përjashtojmë mjerimin nga Shqipëria.

Se në 100 ditë, çdo pensionist që sot merr një pension në 172 lekë dhe janë rreth 560 mijë, do marrë një pension 200 euro.

Se çdo rrogëulët do marrë një rrogë jo më pak se 500 euro.

Se çdo pensionist dhe rrogëulët do marrë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se të tjerët.

Se çdo qytetar shqiptar do paguajë energjinë me 7 lekë.

Se çdo qytetar shqiptar do ketë një ulje të çmimit të naftës me të paktën 40 përqind.

Ndaj jam sot këtu në këtë shesh për një zotim solemn se në 100 ditë, çdo biznesmen i Elbasanit do e paguajë energjinë tre herë më lirë, nga 18 në 6 lekë.

Jam këtu për t’u dhënë fjalën bizneseve të vogla se kurrë bashkitë nuk do tatojnë më shumë se 1 përqind të xhiros.

Se sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5 herë tarifa e saj.

Do përgjysmohet çmimi i ujit për to.

Do rritet tavani në 180 mijë euro për tatim fitimin dhe TVSH-në.

TVSH-ja do ulet në 15 përqind.

Çdo biznes që paguan tatim fitim, do e paguajë vetëm 10 përqind. 13 përqind më pak pra.

Çdo rrogëtar që paguan tatim fitimin mbi të ardhurat 23 përqind, do paguajë 10 përqind dhe do ketë një rritje imediate të rrogës me 13 përqind.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.