Berisha mbetet në izolim, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Sali Berisha

Gjykata e Lartë  ka rrëzuar  kërkesën e ish-kryeministrit , Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel te gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur ng Berisha, vendosi: lënien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykatës se Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sali Berisha ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, ku mbahet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Deri tani kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i kësaj gjykate, ndërkohë që avokatët e tij thonë se qëllimi i këtyre vendimeve është që Berishës t’i hiqet mandati i deputetit për shkak të mungesave në Kuvend.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. Së fundmi SPAK shtyu afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.