Berisha bën fajtore bandat për humbjen, nuk pranon të dorëhiqet: Betejën për votën e lirë ai që e nisi do ta bitisë

Miks Albania

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme ka bërë fajtore bandat për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.

I pyetur nëse do të pranojë humbejn dhe do të reflektojë duke u larguar nga lidershipi i partisë, Berisha tha se betejën për votën e lirë do ta çojë deri në fund.

Berisha: Këtë betejë deri në fitore ai që e nisi dhe do ta bitisë. Beteja për votën e lirë…asgjë nuk mund ta ndalë PD për këtë betejë.

Më 16 maj, kur në Tiranë do të mbahte Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Berisha paralajmëroi protestë. Sipas tij, protesta do të jetë paqësore për t’i treguar ndërkombëtarëve se se zgjehdjet nuk ishin të lira.

Berisha: Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.

Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.