Në protestën e 18 radhazi, Sali Berisha u tha mbështetësve të tij se Edi Rama po përdor SPAK si një mekanizëm për të përjashtuar deputetët nga parlamenti.
Duke iu referuar pikërisht vendimit të Prokurorisë së Posaçme për të mos e lejuar atë të shkojë në Kuvend, Berisha tha se me këtë Rama u provoi shqiptarëve se ai nuk po hetohet për korrupsion, por sepse po lufton korrupsionin.
“Me aktin e fundit, me tmerrin që ka nga mandati i Sali Berishës, Edi Rama dëshmoi se Sali Berisha po luftohet politikisht sepse ai ka denoncuar të gjitha vjedhjet personale, familjare, qeveritare të Edi Ramës dhe larove të tij”, tha Berisha.