Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit me banorët e njësisë katër në Tiranë deklaroi se pas 11 majit situata ekonomike e shqiptarëve do të ndryshojë.
Ai tha se në programin e PD do të dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infernirëve si dhe rroga e mësuesit do të jetë mbi 1500 euro.
Ndërkohë deklaroi se nëse PD vjen në pushtet do të ulet çmimi i energjisë si dhe çiftet e reja do të marrin kredi të buat për blerje apartamentesh.
“Gjithçka do të ndryshojë. Ne zotohemi para jush që mësuesit ti vendosim në piedestal. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 1500 euro për mësuesin. Sikundër mjeku dhe infermieri do kenë dyfishim të rrogave.
‘Made in Albania’ është krenari jonë kombëtare. Ne do bëjmë gjithçka që në këtë vend të prodhohet, të prodhohet, të prodhohet. Në mënyrë që shqiptarët të punësohen dhe të paguhen.
Kjo është rruga.
Ndaj dhe përgjysmojmë taksat për bizneset.
Pjesëtojmë me 5 herë taksën mbi ndërtimet që kanë rritur çmimin e qirasë, baraz me Parisin dhe Mynihun.
Po, e kanë bërë mollë të ndaluar apartamentin.
Pjesëtojmë me 5 herë tarifën për sipërfaqen publike të biznesit.
Bashkia do ketë kufirin tek thana, nuk do mund të vendosë bizneseve taksë më shumë se 1% se xhiro e tyre.
Energjia do zbresë nga 18 në 6 lek.
Pra frymëmarrje më e madhe, liri ekonomike më e madhe, iniciativë e lirë më e suksesshme. Dhe këtu ne qëndrojmë të vendosur për të ndryshuar me shpejtësi situatën e biznesit në Shqipëri.
Miq, nuk kemi ne të ardhme çfarë do që të bëjmë, nëse të rinjtë nuk qëndrojnë në këtë vend.
Në qoftë se ata nuk vendosin të ndërtojnë ëndërrën e tyre në këtë vend. Dhe përpjekja jonë do të jetë titanike që çdo i ri të ketë shansin të mbarojë shkollën e lartë.
Të shkollohet asnjë mesatare nuk do të ketë.
Të punësohet dhe qeveria do paguajë 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri të punësuar.
Do paguajë të gjitha shpenzimet për trajnimin e tyre.
Çdo çift i ri do të ketë një grand 30 mijë euro për të patuar çatinë mbi, për të paguar interesat e kredisë”, tha Berisha.