“Përballet me diktaturën e bazuar te droga”
Fjalimin gjatë protestës së sotme, lideri i demokratëve Sali Berisha ia kushtoi 8 Marsit, ditës së gruas.
Ai tha se ndonëse kontributi i nënave, grave dhe vajzave në shoqëri është i paçmueshëm, sot ato në Shqipëri janë më të diskriminuarat.
Berisha theksoi se gruaja sot përballet sërish me murin në rritje të patriarkisë dhe me diktaturën e bazuar sipas tij në aleancën e pushtetit me drogën, krimin dhe vjedhjen.
Ndaj ai tha se me ardhjen e PD-së në pushtet gruaja do të ketë përparësi absolute.