Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takimi me gra dhe vajza në kuadër të 8 Marsit, është ndalur në disa nga prolemet që prekin shoqërinë shqiptare dhe kryesisht gruan.
Në fjalën e tij, Berisha foli ndër të tjera edhe për vrasjet e grave, ndërsa duke ju referuar përplasjes së Taulant Ballës me Albana Vokshin në kuvend, e cilësoi këtë qeveri si mizogjene.
Berisha tha se kryeministër më mizogjen, as Shqipëria, as Europa nuk ka patur se Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës
Para syve tanë, kombi që nënat tona e sollën në shekuj dhe mijëvjeçarë si komb shqiptar, po tretet, po shkon drejt shuarjes të pashmangshme.
Dje ne kishim një takim për arsimin. Nga 801 mijë nxënës që kemi patur në arsimin parauniversitar në vitin 2013, në vitin 2025 kemi gjithsej 405 mijë fëmijë. Pra, në një hark kohor 11 vjeçar, ka një rënie prej 49.4%.
Së bashku me këto, këta janë parauniversitarë, në tërësi dhe familjet shqiptare po kaq janë larguar. Pra ka një shuarje. Përpjekja e njeriut për një jetë më të mirë është një përpjekje fisnike, dhe asgjë më shumë sesa jeta e keqe nuk i largon shqiptarët nga Shqipëria.
Zonja paraqiti rrugën e Librazhdit. Edhe më e dhimbshme, më katastrofë. Si ajo rrugë janë spitalet. Si ajo rrugë dhe më keq janë spitalet, janë shkollat, janë shërbimet. Të gjitha këto bien mbi shpatullat, mbi supet e nënave dhe motrave tona më shumë se tek të gjithë të tjerët. Shqipëria është e famshme, famëzezë, për vrasjen e grave, që nuk ka qenë, e përmendi, nuk e vetme, kanuni ka patur kufizimet e tij të mëdha, por gruas i jepte garanci të plotë jete.
Gratë dhe fëmijët i përjashtonte në mënyrë absolute nga çdo lloj hakmarrje. Kurse këtu, numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, nga njerëz mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku.
Sepse ky është regjimi i mizogjenisë. Ky është regjimi i banditëve, të cilët nuk kanë norma. Ju e patë çfarë ndodhi dje në parlament. Dhe unë duhet të dënoj me forcën më të madhe, t’i shpreh solidaritetin tim më të madh Albanës, e cila u agresua në atë mënyrë në parlament vetëm e vetëm se ka përfaqësuar me dinjitet ju.
Ajo, ajo në të gjitha tryezat kombëtare e ndërkombëtare ka qenë zëri juaj, zëri juaj i guximshëm. Do t’ju tregoj vetëm një episod. Takon këtu dy përfaqësues të lartë të një vendi. Ata kishin përkthyesen e ambasadës së tyre. Dhe përkthyesja i thotë, “Unë nuk t’i përkthej këto fjalë që thua ti kundër qeverisë”.
Ai e kuptoi, bashkëbiseduesi i Albanës e kuptoi dhe domethënë, por dua të them, në këtë kaq urrejtje dhe kaq paturpësira, por ajo është e pamposhtur, siç jeni ju të pamposhtura, siç keni faktuar vetë ju në qindra herë që jeni të pamposhtura.
Dhe ata të cilët i lejojnë vetes sjellje të tilla dëshmojnë se ka një degradim të plotë moral dhe absolutisht në historinë e këtij vendi, kryeministër më mizogjen, as Shqipëria, as Europa nuk ka patur se Edi Rama. Këtë ta kemi shumë të qartë. Ai është simbol i mizogjenizmit.
