Berat/ Ishte nisur për në dasmë, makina merr zvarrë këmbësore, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit ku një automjet ka përplasur këmbësoren.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Mjeti tip Citroen me targë AB028ES ka qenë duke qarkulluar nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit me shofer Enea Mehmetajn. Në vendin e quajtur “Ura e Anit” shtetasja Liljana Salillari, 50 vjeçe, ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në lokalin që ishte e ftuar në dasmë.

Menjëherë 50 vjeçarja është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë Mehmetaj është shoqëruar për në polici.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.