Në Beograd në kryeqytetin serb, policia është përplasur me një turmë të madhe protestuesish që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Siç raportohet BBC më shumë se 140,000 qytetarë morën pjesë në protestë, numri më i madh i raportuar në muajt e fundit, ndërsa protestat e drejtuara nga studentët po rrisin presionin mbi qeverinë.
Në këtë protestë turma brohoriste “Duam zgjedhje!”, ndërsa forcat speciale përdorën gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese për të shpërndarë protestuesit. Bëhet me dije se dhjetëra persona u arrestuan. Vuçiç e cilësoi protestën si pjesë të një “komploti të huaj” për të përmbysur qeverinë.
Në një postim në Instagram, ai shkruan: “Deshën të rrëzonin Serbinë dhe dështuan”. Pesë persona u arrestuan të premten, nën akuzën për përpjekje për grusht shteti, sipas Gjykatës së Lartë të Beogradit. Pas përplasjeve, ministri i Brendshëm dënoi dhunën nga protestuesit dhe deklaroi se autorët do të mbahen përgjegjës.
