Beniada Nishani tregon për herë të parë si ia rrëmbeu zemrën vëllai i Arbër Hajdarit

Prej disa javësh, në mediat rozë po qarkullon lajmi se Beniada Nishani është në një lidhje me vëllai e opinonistit, Arbër Hajdari, Blertin. Ata nuk e kanë pranuar asnjëri publikisht, megjithatë bukuroshja e ekranit ka deklaruar se është e dashuruar.

Së fundmi, Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar “Me qetësi, ëmbëlsi”.

“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh ajo në “E diell”.

Kujtojmë që Beniada aktualisht është e angazhuar me një projekt televiziv në ekran, ndërsa është shpërngulur në Shqipëri që në nisje të “Big Brother VIP Albania” vitin e shkuar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.