BE pezullon kundërmasat ndaj SHBA-së për tarifën e importeve

Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë për 90 ditë kundërmasat që kishte planifikuar ndaj tarifave të Presidentit Donald Trump për çelikun dhe aluminin. Vendimi vjen pas njoftimit të papritur të Trump për shtyrjen me tre muaj të zbatimit të tarifave ndaj BE-së dhe aleatëve të tjerë.

Njëzet e gjashtë nga 27 shtetet anëtare të BE-së votuan pro vendosjes së kundërmasave, vetëm disa orë para se Trump të shpallte pezullimin. Hungaria ishte i vetmi vend që abstenoi.

Sipas planeve të Komisionit Evropian, masat kundërpërgjigje do të futeshin në tri faza: më 15 prill, me një vlerë prej 3,9 miliardë euro (4,3 miliardë dollarë); më 15 maj, me 13,5 miliardë euro (14,9 miliardë dollarë); dhe më 1 dhjetor, me 3,5 miliardë euro (3,8 miliardë dollarë).

Tarifat e Trump prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin u zbatuan në mes të marsit dhe u shtrinë për të gjitha vendet, përfshirë BE-në. Vendimi i përkohshëm i BE-së për pezullim synon të japë hapësirë për negociata diplomatike, por zyrtarët në Bruksel theksojnë se janë të gatshëm t’i rikthehen masave nëse Shtëpia e Bardhë nuk tërhiqet përfundimisht.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.